Dhembi bardhe - me titra shqip

Historia nis para lindjes së Dhëmbit të Bardhë , një krijesë gjysmë qen e gjysmë ujk, me udhëtimin e dy burrave drejt territorit të Jukonit, Kanada. Dy burrat, Bill dhe Henri, ndiqen në këtë udhëtim nga një tufë ujqish të uritur. Në fund, pasi ujqit hanë Billin dhe të gjithë qentë e slitës, një grup i madh njerëzish arrijnë të shpëtojnë Henrin nga sulmi i kafshëve të egra.Historia më pas vazhdon me Dhëmbin e Bardhë, që ka një jetë të vështirë në një kamp indian; qentë, duke e parë si ujk, e sulmojnë. Indianët e shpëtojnë, por qentë nuk e pranojnë mes tyre. Kështu, Dhëmbi i Bardhë rritet si gjallesë e egër.

 

Post a Comment

0 Comments